Një robot është krijuar nga një kompani me qendër në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara. Roboti është dizenjuar për të zbuluar kronavirusin. Ai ishte në gjendje të bëjë pyetje të ndryshme ku një ndër to është: A keni pasur ethe tre ditët e fundit.

Krijuesit menduan ta testonin në një park të New York-ut, por pas disa shqetësimeve të kalimtarëve, punonjësit e sigurisë janë detyruar ta ndalojnë aktivitetin e tij, duke pretenduar se robotit i mungonte autorizimi.

Roboti disa ditë më parë kishte shpërndarë për qytetarët në “Times Squere” maska mbrojtëse. Themeluesi i kompanisë, Oleg kivorkutsev në një intervistë të dhënë për median lokale “New York Post” u shpreh:”Ne po përpiqeshim të informonim njerëzit në lidhje me virusin. Ne nuk po bëjmë asgjë të keqe, veçse po i kushtojmë vëmendje problemit”.

Sipas raportimeve zyrtari numri i të prekurve me koronavirus në SHBA aktualisht është 12. Por deri më tani nuk ka pasur raste të konfirmuara në rajonin e New York-ut. Megjithatë për të evituar çdo rrezik të mundshëm, shumë persona janë duke kryer kontrolle në spitalet rajonale.

Virusi besohet se e ka origjinën në Kinë, deri më tani ka prekur të paktën 31.000 dhe 636 (kryesisht Brenda rajonit të kinës) të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse.

Loading...