Ligji për prokurorinë publike ofron mekanizma për parandalimin e ndikimeve, megjithatë, nuk varet nga dispozitat ligjore, por nga vetë prokurorët publik se sa ligjshëm, objektiv dhe të paanshëm do të veprojnë, deklaroi për MEDIAL-n kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Aco Kolevski.

“Ligji për prokurorinë publike mund të krijojë mekanizma të caktuar për të parandaluar çdo ndikimi, por vetë ligji nuk është i mjaftueshëm për ta parandaluar këtë. Veprimi ligjor, i paanshëm dhe objektiv i prokurorëve publik është pengesa më e madhe për parandalimin e ndikimeve të jashtme”, thotë Kolevski.

Ligji, siç sqaron, nuk sjell ndryshime në lidhje me autorizimet e prokurorëve publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë të Veriut, përveç sa u përket autorizimeve të Prokurorit Themelor Publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili fiton më shumë pavarësi gjatë ushtrimit të funksionit.

“Pavarësia e prokurorit themelore publik të PTHP-së për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është në pikëpamje të asaj që pa pëlqimin e tij prokurori publik republikan të mos ndërmarrë përndjekje penale apo ushtrimin e punëve të caktuara për të cilat kompetente është Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjithashtu prokurorët publik në këtë prokurori nuk mundet përkohësisht të dërgohen në prokurori publike tjetër”, thotë Kolevski.

Sipas kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, lufta kundër krimit të organizuar mund të përmirësohet, fillimisht duke mbushur Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me prokurorë cilësorë, gjegjësisht me numër të mjaftueshëm të prokurorëve publikë që e ushtrojnë detyrën, plotësimin me staf të mjaftueshëm profesional dhe administrativ, hetues, duke krijuar qendër hetimore dhe duke siguruar mjete materiale financiare për ushtrimin e funksionit.

“Pjesa normative për rregullimin e funksionit të prokurorisë publike, vetë vetiu nuk kontribuon për përmirësimin e gjendjes nëse nuk plotësohen kushtet e përmendura”, shton Kolevski.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë në debatin publik për Ligjin që u mbajt në Kuvend u përqendrua në ato pjesë të tekstit ligjor që kanë të bëjnë me vetë Këshillin, ose në disa paqartësi, por mbështeti nevojën për të miratuar ligjin.

Me dispozitën e nenit 109 të Ligjit për prokurorinë publike në kundërshtim me Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë, Këshillit, siç thotë Kolevski, i imponohet në cilën drejtim të merret vendim, me të cilën ndërhyhet në pavarësinë e Këshillit, në autorizimin e tij për të përcaktuar numrin e prokurorëve publik në prokuroritë publike, konkretisht në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Sistematizimi në prokuroritë publike, përkatësisht vendimin për rritjen e numrit të prokurorëve publik në prokurori të caktuara përcaktohet pasi të keni mbledhur të dhënat për numrin e kallëzimeve penale, rastet që zgjidhen ose janë ende në procedurë penale, kompleksiteti i çështjeve, koha e vendimmarrjes dhe parametra të tjerë”, konsideron Kolevski.

Vendimi i marrë për sistematizim , siç thekson ai, sillet në bazë të analizës së këtyre të dhënave dhe duhet të jetë pasqyrim i nevojave reale për plotësimin me prokuror publik Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ligji për prokurorinë publike u votua në Kuvend më 16 shkurt, ndërsa do të fillojë të zbatohet më 30 qershor të vitit 2020.

Loading...