Koalicioni i firmosur sot LR-PDSH-Alternativa nisi si mos më keq. Asnjë grua nuk gjendej në sallën e hotel Holiday Inn, ndërsa simpatizantët burrra të dy partive ishin ekzaltuar nga fjalimet mashtruese të Selës dhe Gashit.
Reagime të shumta në rrjetet sociale, kryesisht nga femrat shqiptare, të cilët akuzojnë se “Koalicioni mashkullor” që ditën e parë po shkel dinjitetin e gruas shqiptare.
“Gojën plotë demokraci, ndërsa asnjë femër shqiptare në sallën e firmosjes së koalicionit mashkullor”, janë disa nga reagimet në rrjetet sociale.
“E kanë ngatërruar ngjarjen ne ndonjë Mevlud apo Qelhimiti, ndryshe nuk ka asnjë arsyetim”, vazhdojnë reagimet.
Reagime të shumta ka pasur edhe ndaj fotografisë së publikuar në Urën e Gurit, ku nuk shihet asnjë femër në mesin e dhjetëra burrave të koalicionit LR-PDSH-Alternativa.
“Është bërë një praktikë që gruaja të jetë vetëm pjesë e kuotës dhe jo të vijë në shprehje cilësia e gruas. E tmerrshme që së paku, një grua nuk e kanë në mesin e gjithë atyre meshkujve që bërtasin fitore, ndërsa shpreaojnë edhe në votat e grave. Epo do të takohemi më 12 Prill”, shkruan një femër në foton e publikuar në profilin zyrtar të Alternativës, por që po largohe me shpejtësi nga administratorët e faqes në Facebook./TS/