Sot është Dita e të dashuruarve përkatësisht Shën Valentini, por kjo mbetet nën hije, është një ditë shumë më e veçantë dhe më e madhe për sportin dhe shtetin tonë, e paharrueshme, që kujton ngjarjen historike dhe ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës në futboll, ndërshtetërore!

Me 14 shkurt, të vitit 1993, në stadiumin “Selman Stërmasi”, selektori i kombëtares së Kosovës në atëkohë, Ajet Shosholli, me djelmoshat e tij zhvilloi sfidën me Shqipërinë. Sfidë revyale dhe që zgjoi emocione atëkohë, u fitua me 3:1 nga Shqipëria. “E dielë, 14 shkurt 1993, ora 14.30, më stadiumin “Dinamo” të kryeqytetit 3000 spektatorë.

Më së fundi, pas 15 vitesh, Shqipëria zhvilloi ndeshjen e parë me përfaqësuesen e Kosovës. U takofshin sa më shpesh e më përbërje të plotë. Ndoshta do të vijë një ditë që mund të shohim edhe ndeshjen e ekipeve tona me Çamërinë. Gjashtë qytete në veri të Greqisë e 250 fshatra) më shumë shqiptare) me popullsi çame do të entuziazmoheshin.

T mobile In article [1]

E pse jo, të mund të shikonim edhe Kosovën në ndeshje me Çamërinë… të mund të ndodhe kështu… Madje të kishim një kombëtare mbarëshqiptare. Në këtë pasdite të bukur parapranverore ndjeje kënaqësi të shikoje shkallët e stadiumit me spektatorë, thirrjet entuziaste Kosova-Kosova por edhe Shqipërisë shoqëruar me duartrokitje ritmike”, shkruante mes tjerash gazetari i “Sportit” të Tiranës, Albert Basha.

Shqipëria-Kosova 3:1
Stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Gjyqtarë: B. Pregja, H. Yeskaj, P. Brahja (Tiranë). Kartoni i verdhë: E. Abazi.
Shënues: Abazi (39′), Seferi (40′-autogol), Fortuzi (49′) dhe Sahiti (50′).
Seleksioni i Shqipërisë: Kapllani (Teuta), Abazi (Teuta), Peqini (Elbasani), Kaçaj (Athinaikoz), Shulku (Partizani), Ocelli (Partizani), Muça (Partizani), Dalipi (Dinamo), Dosti (Partizani), E. Abazi (Sturm e Gracit të Austrisë), Fortuzi (Dinamo). Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe portieri Nallbani (Tirana), Bano (Partizani), Kapedani (Teuta), Bejzade (Dinamo) e Zalla (Teuta). Trajnerë: N. Birçe e S. Starova.
Përfaqësuesja e Kosovës: Beselica (Prishtina), Berisha (Prishtina), Sadriu (Prishtina), Seferi (Trepça), Llapashtica (Prishtina), Jerliu (Drita), K. Munishi (Prishtina), Ajeti (Drita), Sahiti (Konyaspor Turqia), G. Hoxha (Vëllaznimi), Kozniku (Hajduk Spliti). U aktivizuan edhe Idrizi (Drenica), Rafuna (Prishtina), Tovërlani (Prishtina), S. Osmani (Trepça), Bejta (Prishtina), Nushi (Vëllaznimi). Trajner: Ajet Shosholli.