Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sonte do të mbajë seancë me rastin e zhvillimit më të ri të situatës në veriperëndim të Sirisë, deklaruan diplomatët.

Seanca është thirrur me kërkesë të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Belgjikës, Gjermanisë, Estonisë, Francës dhe Republikës Dominikane, transmetojnë mediat britanike.

Refugjatët në Turqi sot u drejtuan nga vendet evropiane pasi përfaqësuesi zyrtar turk deklaroi se Ankaraja do t’i hapë kufijtë si përgjigje e eskalimit të përleshjeve në Siri, ku dje jetën e humbën 33 ushtarë turq në sulmin e forcave qeveritare siriane, të cilat janë të mbështetura nga Rusia.

Loading...