Trendi për tu dukur sa më natyrale të jetë e mundur në ditën e shënuar i ka bërë shumë nuse të përdrorin gjithmonë e më pak makeup. Por, të dukesh natyrshëm e bukur këkron shumë punë dhe kjo i ka shtyrë nuset të zgjedhin trajtime kimike fytyre para ditës së madhe. Nuset që duan të jenë në formëne  tyre më të mirë përdorin deri në 3 lloje të ndryshme acidi për të hequr lëkurën e vjetër.

Një tjetër aspekt që çiftet e reja po kërkojnë të shtojnë në dasmat e tyre është përfshirja e sa më shumë elementeve të natyrës.

Kështu ngjyrat si kobalti apo bluja mbretërore janë përjashtuar. Tonalitetet e dheut dhe ngjyrat nude janë ato që preferohen më tepër. Lulet do të mbushin të gjithë sallën dhe do të shfaqen dhe në ftesat e dasmave madje.

Ushqimi pritet që gjithashtu të ndryshojë në dasma dhe të ketë një qasje më vegane.

Dasmat e planifikuara për në sezonin e verës do të zgjedhin kopsht dhe tarraca si sallat e tyre.

Torta e dasmës është gjithashtu duke ndryshuar. Shumë çifte kërkojnë torta të pikturuara me dorë dhe që përdorin element lulesh. Vizatimet duhet të përfaësojnë momente apo simbole të rëdnësishme për çiftin.

Por jo vetëm dasmat pritet të ndryshojnë. Edhe festat e beqarisë mendohen të jenë më ndryshe se në të kaluarën. Duke qënë se shumica e të rinjve kanë miqësi të afërt edhe me seksin e kundërt, festat e beqarisë për nusen dhe dhëndrin do të jenë tani një event jo vetëm për femra apo vetëm për meshkuj.

Loading...