Një indian u bë i famshëm në mbarë botën teksa regjistroi një rekord në garat e vrapimit me buaj duke përshkuar 100 metra për 9.55 sekonda.

Duke e krahasuar me rekordin olimpik dhe botëror të ish-atletit xhamajkan Usain (100 m për 9.58 sek.) Srinivasha Gouda ka parakaluar rekordmenin Bolt.

Autoritetet shtetërore indiane u takuan me 28-vjeçarin që të kthehej në atlet profesionist dhe të përfaqësonte Indinë në garat ndërkombëtare, por Gouda refuzoi kërkesën e zyrtarëve të lartë dhe publikut vendas.

Srinavasha Gouda mori famë të jashtëzakonshme për garat Kambala, sport ku konkurentë të ndryshëm garojnë me buaj në një terren me baltë për ta përshkuar me vrap.

Në garën e fundit, 28-vjeçari përshkoi distancën 143 m për 13.68 sekonda, ndërsa duke e llogaritur matematikisht se për sa kohë përshkoi 100 m, Gouda regjistroi kohën 9.55 sekonda. Ky rekord ngjalli interesin e shumë personave, ku shumë besojnë se ai mund të jetë më i shpejtë se Usain Bolt, një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Loading...