Në një zonë të largët të Indisë, Karimul Hak ka transportuar me motoçikletë mbi 5000 njerëz deri në spital gjatë 19 viteve të fundit, të gjithë falas. Pasi nëna e tij ndërroi jetë për shkak se nuk mund të arrinte në kohë në spital, vendosi t’iu shërbente të sëmurëve, që të sigurohej se të gjithë që do të kishin nevojë do të mjekoheshin. E gjithë familja e tij i është bashkëngjitur në shpëtimin e jetëve, natë e ditë.

“Ofroj shërbim ditë e natë, duke udhëtuar me pajisjen e ndihmës së parë në distancë prej rreth 70 kilometra. E kam shënuar numrin në ambulancë dhe pranoj shumë thirrje, madje në ora 1 apo 2 pas mesnate. Kalimi nëpër Xhungël është shumë i frikshëm, ndonjëherë na sulmojnë bizonët dhe elefantët. Nuk është lehtë të barten pacientët në këto rrugë. Nuk jam i pasur, por jam krenar për punën që bëj. Bëhem shumë i lumtur kur dikush më falënderon që i shpëtova jetën”, u shpreh Karimul Hak, Vullnetar indian.