Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor teksa udhëtonte me motorin e tij.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti Nuri Kaloshi, ku sipas mediave në SHBA thuhet se ai ishte i fiksuar pas motorëve sportivë. Kaloshi edhe pse kishte kokoren e motorit përsëri nuk mundi tu mbijetonte plagëve të shumta të marra në trup nga përplasja me një makinë. Fillimisht Kaloshi u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë shoferi i kamionçinës Jonathan Lacher, 51 vjeç është thirrur nga autoritetet dhe po hetohet për ngjarje makine të shkujdesur dhe mos vëzhgim sinjalistike. Megjithatë pas marrjes së dëshmisë ai u la i lirë.

Loading...