Nedai Saoli

Këta janë pazarxhinjtë që kanë bërë hesapet pa hanxhinë duke mos pyetur sovranin për pazaret e ndyra dhe sekrete të tyre politike të shitjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës në favor të Serbisë.
Dy nga këta vegla qorre të serbomadhit Vuçiq si Edvini dhe Hasha, kanë pranuar të shkëpusin pjesë nga territori Kosovës për t’ia dhënë Serbisë falas me gjasme pretekstin e projektit amerikan të korrigjimit të kufijve.
Një vit e gjysmë më parë këtë lloj dhurate falje territoresh ua bënë malaziasve ish kryeminisri më i paaftë i Europës analfabeti ”Rambo trimi”, i cili për shkak të karrierizmit dhe zgjedhjes në postin e kryeministrit me pazare të rastit, u fal Çakorin pasardhësve të Mark Millanit si peshqesh nga qeveria e tij.
Dje me shpalljen dhe bërjen publike të marrëveshjes së fshehtë mes Hashës dhe Daçiqit nga ana e kryeministrit Kurti, ku në të cilën ishin rënë dakord të dy kryeministrat si gjarpri Taqi dhe çetniku Daçiq, ku i garanton sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për mosdërgimin e trupave të FSK-së në pjesën Veriore të Kosovës, marrëveshje e fshehtë kjo që përbën tradhti të lartë mbi interesat kombëtare.

Loading...