Tre ditë para shpërndarjes së Kuvendit është hapur konkursi për pranimin e 7 nëpunësve në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. I njëjti do të jetë i hapur 15 ditë. Nëse të dielën shpërndahet Kuvendi, Kodit Zgjedhor parashikon ngrirjen e të gjitha konkurseve të hapura. Pa marrë parasysh nëse do të ngrijë apo jo konkursi, inspektorët nuk do të nisin me punë edhe një vit pas emërimit të tyre në këtë organ dhe këtë e sqaroi më së miri pak kohë më parë drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni.

Inspektorët që do të jenë të punësuar do të ndjekin trajnim 9 mujor dhe do të jenë të licencuar në bazë të gjuhëve dhe 3 mujori do të jetë pjesa e përgjithshme që do t’u nënshtrohen provimeve…Patjetër duhet të ndjekin trajnimet dhe pasi të përfundojnë këto trajnime ato do të jenë të licencuar dhe atëherë do të dalin të bëjnë mbikëqyrjen inspektuese në të gjitha institucionet shtetërore në vend”-tha Fatmif Iseni, drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve.

Hapjen e konkurseve në prag të zgjedhjeve, kryetarja e Komisionit për Luftë kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, e sheh si mënyrë për të ndikuar ndaj votuesve.

Ishim dëshmitar të një numri të madh të shpalljeve për punësim dhe në konferencën e kaluar apeluam se kjo nuk duhet të ndodhë para zgjedhjeve. Disa nga ato procese të filluara edhe nuk do të përfundojnë, por i mbajnë njerëzit në gjendje të varur, respektivisht ndikojnë tek trupi votues dhe mendojmë se kjo nuk është mirë dhe nuk është e lejueshme”-pohoi Biljana Ivanovska, Komisioni Kundër-Korrupsion.

Institucionet vazhdojnë me mos respektimin e Ligjit të Gjuhëve, edhe pse sipas afateve të parashikuara me ligj janë të detyruara që në punë e tyre të shfrytëzojnë edhe Gjuhën Shqipe. Me një inspektorat të pakompletuar, të njëjtat nuk ndiejnë presion se mund të sanksionohen.

Evi Shkopi

Loading...