Gjykimi për organizatorët e dhunës në Kuvend u anulua. Të akuzuarit dhe avokatët nuk i kanë parë të gjitha dëshmitë, ose një pjesë të materialit që ishin dëshmi edhe në rastin e mëparshëm të ndërhyrjes së përgjakshme në Parlament, tre vjet më parë. Në bankën e të akuzuarve sot u ulën ish kryetari i parlamentit Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski. Prokurorja Villma Ruskovska, e cila përfaqëson aktakuzën, zbuloi se të pandehurit kanë paraqitur nga 300 dëshmitarë.

Secili nga të pandehurit, me këto parashtrime të fundit që i kanë bërë, kanë kërkuar nga 300 dëshmitarë për secilin prej tyre. Pra, mendoj se gjykata absolutisht nuk ka pse ti pranojë të gjithë dëshmitarët, normalisht pa e shkelur të drejtën e mbrojtjes, pra gjithçka varet nga kjo”-tha Villma Ruskovska, prokurore.

A po flasim për 300 dëshmitarë, për një të akuzuar?

Po, po, po”-theksoi Ruskoska.

Avokati Jordan Apostolski, i cili e mbron ish-drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski, beson se aktakuza e Ruskovskës qëndron në “këmbë të qelqta”.

Nuk ka asnjë mbështetje, por ne vlerësojmë se në këtë mënyrë klientët tanë janë viktima, vetëm që mos të zbulohet se cila është e vërteta në këtë rast.Mendoni që të mbrohen porositësit e vërtetë? Ne mendojmë se autorët e vërtetë nuk janë identifikuar, por është bërë vetëm një përpjekje për të fshehur disa persona të tjerë, që në histori të shënohen këto persona, si porositës”-tha Jordan Apostolski, avokat.

Veljanoski, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski akuzohen për terrorizëm që rrezikon rendin dhe sigurinë kushtetuese. Sipas prokurorisë, në vitin 2017, pas dështimit të VMRO – DPMNE për të formuar Qeveri, ata kanë organizuar dhunë për të parandaluar dorëzimin paqësor të pushtetit. Deri më tani, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, nuk përgjigjet për rastin, si dhe ish-agjenti sekret Nikolla Boshkovski, i cili iku dhe kërkoi azil në Greqi. Në një proces të mëparshëm, për 27 Prillin, u dënuan 16 persona me gjithsej 211 vjet burg. 15 të tjerë u amnistuan, përfshirë deputetët e VMRO – DPMNE-së, që hapën dyert e parlamentit dhe e drejtuan turmën brenda. Seanca dëgjimore e radhës për organizatorët është caktuar për ditën e mërkurë.

Loading...