Për shumë kohë është menduar se t’i flasësh foshnjës ashtu si një të rrituri ka qënë metoda më produktive për ta bërë fëmijën të flaës më shpejt e të mësojë më shumë fjalë. Por një studim, i cili ka marrë në analizë 71 familje thotë ndryshe. Profesoreshë Patricia Kuhl, autore e studimit të bërë nga universiteti i Washington-it beson të kundërtën; është më mirë për fëmijën nëse prindi i flet në një mënyrë fëminore dhe të gëzuar. “Kjo lloj të folure e bën mesimin e gjuhës më të lehtë, pasi është më e thjeshtë në strukturë dhe tingujt e ekzagjeruar tërheqin vëmendjen e fëmijës.” – thotë ajo.

LEXO EDHE:
Dhimbja e kokës nga alkooli i tepërt,. Ja si ta largojmë
Në eskperimetet e zhvilluara u pa se fëmijët e prindërve, të cilët ishin trajnuar për tu folur në një gjuhë më fëminore dinin më shumë se 99 fjalë që në moshën 18 muajshe. Ndërsa fëmijët, të cilëve u ishte folur në mnëyrë serioze, si një të rrituri dinin mesatarisht 64 fjalë.

Një tjetër arësye pse mendohet se e folura me zë në nota më të larta e me tinguj më të thjeshtë rezulton më produkitve është fakti se ajo mendohet të shërbejë si një rreng social, notat e larta dhe shpejtësia e ulët e ftojnë foshnjën të përgjigjet. Theksi vihet ama se nuk duhet përdorur një gramatikë jo e saktë në kuadrin e lehtësimit të gjuhës, pasi ajo rezulton problematike.Kjo gjuhë duhet të fokusohet te dramaciteti i bashkuar me mimika të ekzgjaeruara.

Edhe një studim i bërë që në vitin 1985 duket se e mbështet këtë metodë. Pjesë e eksperimenteve ishte dhe vendosja në sfond e regjistrimeve të një bisede të zakonshme të të rriturve dhe një tjetre në nje gjuhë fëminore. Në mënyrë drastike u pa se biseda e dytë tërhoqi më shumë vëmendjen e fëmijëve, duke i bërë ata të kthenin kokën.

Loading...