Mbreti i dinozaurëve, Tiranozaurus Rex, sapo ka fituar një pjesëtar të ri familje.

Fragmente të një kafke të fosilizuar që i përkisnin një specie të panjohur tiranozaurësh u gjetën në Alberta, Kanada. Dhe e gjitha falë fermerit Xhon De Grut.

Ky është tiranozauri i parë i gjetur në Kanada në 50 vite dhe një nga specie më të vjetëra të gjetura në Amerikën Veriore.

Specia deri më tani ishte e panjohur, por falë zbulimit të fermerit ajo u identifikua. Emri iu vu Tanatoterist degrutum. Pjesa e dytë e emrit është në nder të fermerit, roli i të cilit ishte vendimtar për identifikimin e species.