Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më në formë për momentin në Europë, një futbollist më shumë potencial për të cilin kanë filluar të shprehin interes klubet më të mëdha në kontinentin e vjetër. Nuk është një sekret që për sulmuesin argjentinas ka shfaqur interes të hapur Barcelona, me anë të drejtorit sportiv, Eric Abidal, lajmi i ri sipas mediave spanjollë është përfshira e Real Madrid.

Sipas të përditshmes “Marca”, Reali po ndjek me interes dhe nga larg situatën e Martinez. Problemi më i madh është se në grupin aktual që Zidane ka në dispozicion janë 3 ekstrakomunitar, Vincius, Rodrygo, Militao ndërsa sezonin e ardhshëm do ti bashkohet edhe Reiner, duke e dërguar në katër. Me Martinez do të plotësohej numri i lejuar, pra kjo është një tratative e cila duhet të studiohet me kujdes.

Sigurisht që problemi më i vogël është klauzola e tij e largimit, 111 milion euro, shifër që si Reali ashtu edhe Barcelona nuk do ta kishin problem për ta paguar menjëherë. Përballë një interesimi kaq të fortë nga dy gjigandët spanjoll, Inter duhet të lëviz shpejt për të bindur sulmuesin që të rinovoj kontratën aktuale.

Loading...