Në organizim të Fondacionit për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” sot do të mbahet edicioni i dytë i ngjarjes inspiruese për arsim inkluziv “Speech4inclusion”.

Edicioni i dytë i “Speech4inclusion”, siç informojnë organizuesit, është me rastin e përfundimit të projektit “Partneritete inkluzive në bashkësi”, si dhe Dita botërore e drejtësisë sociale.

Në ngjarje, kumtojnë organizuesit, rrëfime të veta të shkurtëra inspiruese për arsimin dhe shoqërinë inkluziv do t’i ndajnë praktikues eminentë, aktivistë, prinëdr dhe nxënës.

Projekti “Partneritete inkluzive në bashkësi” e mbështetë inkluzionin në arsim dhe procesin e punësimit përmes shërbimeve të kapshme lokale të dizajnuara sipas masës së fëmijëve dhe të rinjve me pengesa.

Këtë projekt e zbaton Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” me mbështetje të Bashkimit Evropian.

Loading...