Pas eskalimit të dhunës në provincën siriane Idlib, një përfaqësues anonim turk deklaroi se Turqia nuk do t’i mbajë më refugjatët nga Siria të cilët dëshirojnë të kërkojnë azil në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

“Tashmë nuk do ta mabjmë derën mbyllur për refugjatët të cilët dëshirojnë të hyjnë në Evropë”, deklaroi një përfaqësues anonim turk.

Ai shtoi se policia turke, roja bregdetare dhe kufitarët morën urdhër që t’i lëshojnë emigrantët të nisen drejt Evropës.

Pas vendimit të tillë reaguan Komisioni evropian dhe UNHCR-ja të cilat pohojnë se nuk janë njoftuar se Turqia e ka ndryshuar politikën ndaj emigrantëve.

KE theksoi se pret që Ankaraja t’i respektojë obigimet që i mori për kontroll të qarkullimit të emigrantëve në Bashkimin Evropian, duke cekur se Turqia u obligua t’u vejë fund valëve të emigrantëve drejt BE-së dhe të sigurojë kushte më të mira për pranim të refugjatëve.

“Do të doja të theksoj se nuk pati kumtesë zyrtare nga pala turke për çfarëdo lloj ndryshimesh për kërkuesit e azilit, refugjatët dhe politikën e migracionit”, theksoi zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se kjo do të thotë se akoma është në fuqi marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së për emigrantët.

Por, sipas mediumeve turke, qindra emigrantë nga krahina veriperëndimore turke Edrene janë rrugës drejt kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë. Për atë shkak janë ashpërsuar masat e sigurisë në kufirin bullgar dhe në atë grek.

“Kemi informata për formim të grupeve më të mëdha … Ne vendosëm kontroll maksimal të kufijve”, deklaroi Borisov.

Përderisa Greqia sot paradite e mbylli vendkalimin kufitar “Kastanjas” me Turqinë afër Evrosit. Është mbyllur shërbimi doganor dhe nuk lejohen qytetarë, ndërsa pala greke që herët në mëngjes është nën sigurim të fuqishëm policor.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan gjatë një bisede telefonike u dakorduan se nevojitet të vendosen masa të reja për t’u ulur tensionet dhe të normalizohet situata në Sirinë verilindore, kumtoi Kremlini.

Shkaku për bisedën telefonike të Putinit dhe Erdoganit është sulmi i djeshëm i forcave siriane në Idlib ku jetën e humbën 33 ushtarë turq dhe u plagosën 32 të tjerë. Sulmit iu kundërpërgjigj ushtria turke dhe bombardoi pozicione të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad.

Turqia dërgoi edhe mijëra ushtarë dhe armatim të rëndë afër Idlibit në pjesën veriperëndimore të Sirisë për mbështetje të kryengritësve të cilët dëshirojnë ta parandalojnë ofensivën e Qeverisë siriane dhe forcave ruse me qëllim të kthimit të territorit.

Ndërkohë, Rusia kumtoi se po dërgon dy anije ushtarake të armatosura me raketa pritëse në afërsi të brigjeve siriane.

Në provincën siriane Idlib, e cila është e rrethuar nga të gjitha anët, përveç asaj me Turqinë, ndodhen mbi tre milionë njerëz. Numri i njerëzve në Idlib është pothuajse është dyfishuar në krahasim me popullatën para luftës, sepse një numër i madh i sirianëve nga rajonet e krizës gjetën strehim në krahinën veriperëndimore.

Gjatë eskalimit të situatës është e mundur që një numër i madh i tyre të nisen drejt kufirit me Turqinë. Në Turqi, prej fillimit të luftës në Siri janë vendosur përafërsisht katër milionë emigrantë. Nëse Turqia i hapë kufijtë, atëherë Evropa do të përballet me krizë më të madhe refugjatësh se ajo në vitin 2015.

Loading...