Mbrëmë presidenti i Kosovës organizoi një ceremoni festive për nder të 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nikoqir i kësaj ceremonie ishte presidenti Hashim Thaçi, ndërkohë që pjesëmarrës ishin edhe kryetarja e Kuvendit, znj.Vjosa Osmani me burrin e saj, Prindon Sadriun, por edhe kryeministri Albin Kurti, me të gruan e tij, znj.Rita Knudsen.

Ajo që la përshtypje ishte shtrëngimi i duarve nga kryeministri Kurti me presidentin Thaçi gjatë këtij takimi. Dhe gjatë këtij shtrëngimi miqësor të duarve, të dy shihen derisa i flasin dhe e shohin në sy njëri-tjetrin.

Por, ky moment mes dy kundërshtarëve të moçëm politik iu ka bërë përshtypje edhe të gjithë të ftuarve të tjerë.

Fytyra më shprehëse është ajo e z.Prindon Sadriu, i burri i kryekuvendares Vjosa, i cili e ka të kthyer kokën dhe mundohet që me bisht të syrit të shihte përshëndetjen e liderëve.

Loading...