Një grua u sulmua nga një peshkaqen, teksa po mundohej ta ushqente.

Melisa Bruning po qëndronte në cep të një jahti kur një nga peshkaqenët i nguli dhëmbët në gisht dhe e hodhi në ujë. Ajo filloi të bërtiste, e tmerruar për rrezikun.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E vetmja gjë, ku mund të fokusohesha ishte fakti që më kishte ngrënë gishtin. Peshkaqeni e kishte kafshuar dhe më dukej sikur gishti po ikte nga kocka,” tha ajo.

Incidenti ndodhi gjatë pushimeve të 34 vjeçares në gjirin Dugong, të famshëm për peshkaqenët dhe krokodilët e ujërave të kripura.

Peshkaqenët që ajo po ushqente ishin të një specie paqësore, por që kafshojnë kur ndihen të kërcënuar.

Edhe pse gruaja u tërhoq me shpejtësi në jaht, ajo mendoi që gishti i saj kishte rënë.

“Unë dola nga uji dhe thashë se kasha humbur gishtin dhe nuk mundesha as ta shihja nga frika. Mendova se do më kapte shoku, nëse do të shihja,” u shpreh ajo.

Por në të vërtetë gishti i saj shpëtoi dhe ajo nuk pati dëme të tjera.

Bruning u shpreh se ushqyerja e peshkaqenëve ishte vendim shumë i gabuar. Ajo këshillon të tjerët të mos bëjnë të njëjtin gabim si ajo.