Një 31-vjeçare britanike ka humbur jetën pas një operacioni për rimodelimin e të pasmeve.

Ajo udhëtoi nga Britania në një spital në Stamboll, ku do të kryente ndërhyrjen, por një komplikacion i ka marrë jetën.

Sipas mjekëve, e reja kishte pësuar një tromboembolizëm pulmonar.

Familjarët të shkatërruar nga ngjarja janë ende nën shok, ndërsa shprehen se nuk dinë sesi do ta përballojnë këtë humbje të rëndë.

Partneri i saj, në ditën e të dashuruar ka bërë një postim në Facebook, ku bashkangjitur një kolazhi me fotot e tyre, i shkruan: “Do të të dua me gjithë zemër, deri në frymën time të fundit”.

Loading...