Vendimi pozitiv i merituar për fillim të negociatave inkuadruese do të jetë një vërtetim i përpjekjeve të deritanishme të Maqedonisë së Veriut, por edhe njëkohësisht vërtetim për kredibilitetin e Bashkimit Evropian, tha sot shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov në fjalim në panelin “Ndërtimi i qëndrueshmërisë shoqërore në fqinjësinë evropiane” në suaza të konferencës së sigurisë në Munih.

Dimitrov në fjalimin e tij u kthye në nevojën e gjithpërfshirjes të “politikës evropiane të qëndrueshmërisë” në rajonin që është pa dyshim pjesë e Evropës dhe i cili për evropianizimin e tij në të gjitha segmentet, me theks të qeverisjes të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, konvergjencës ekonomike, me arsye pret involvim më të madh të politikave të BE-së.

“Nuk ekziston mënyrë tjetër që Evropa ta mbajë rolin e saj të liderit në rajon dhe të jetë partner të cilit i besohet, përveç përmes integrimit të vendeve të cilat jo vetëm që tashmë janë pjesë gjeografike dhe kulturore e saj, por edhe kursi i veprimit të tij politik drejt modelit evropian”, tha ministri.

Dimitrov u kthye edhe në dokumentin e ri të Komisionit Evropian dhe disa nga përparësitë të cilat metodologjia i sjell për vendet në rrugën drejt eurointegrimit të saj, njëkohësisht duke e potencuar vullnetin politik të vendeve-anëtare si një nga elementet kyçe për tregim të përbashkët të suksesshëm evropian.

“Mekanizmi për kthyeshmëri të procesit nuk duhet t’i frikësojë qytetarët, në të kundërtën, ata duhet të ndjehen më të sigurt në lidhje me të ardhmen e tyre evropiane, duke e ditur se udhëheqësit politik të procesit nuk kanë më hapësirë për gabime. Ata të cilët do ta çojnë prapa shoqërinë do të thirren me zë të lartë, por edhe do të jepet mirënjohje për ata të cilët kanë investuar në reformimin evropian të vendit”, theksoi ai.

Siç kumtoi MPJ, së bashku me panelistët tjerë – Margaritis S’hinas, nënkryetare e KE-së e obliguar për portofolin Promovimi i mënyrës evropiane të jetës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Aleksandra Tomaniq, drejtoresha ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkan, diskutuan për aspektet më të rëndësishme të politikave evropiane dhe (mos)prania e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dimitrov do të jetë pjesë edhe e tryezës së rrumbullakët të quajtur “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim? Lëvizja e Ballkanit përpara” që mbahet pasdite, ndërsa në margjinat e Konferencës do të realizojë takime bilaterale me Johanes Han, eurokomisar për buxhet dhe administratë, me MPJ greke Nikos Dendias, si dhe me MPJ të Maltës, Bartolo Evarist.

Dita e parë nga Konferenca e sigurisë në Munih rrumbullaksohet me darkë pune të organizuar nga kryetari i Forumit ekonomik botëror – Borge Brende, ku mysafir nderi do të jetë sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo.