Deri më 5 mars VMRO-DPMNE-ja pritet t’i publikojë emrat e bartësve të listave të kandidatëve në gjashtë njësitë zgjedhore në vend për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, derisa emrat e tjerë të listave jo më vonë se 10 marsi, deklaroi sot lideri i partisë Hristijan Mickoski.

“Pjesa më e madhe e personave do të gjendeshin në listat, por do të ketë edhe të tillë përvoja e të cilëve nevojitet në suaza të funksionimit të ardhshëm në Parlament”, deklaroi Mickoski.

“Lideri i VMRO-DPMNE-së e vlerësoi funksionimin e Qeverisë teknike dhe sjelljen e Qeverisë para se të emërohet qeveria teknike tejet si të padrejtë dhe të padenjë në procesin e zbatimit të të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Por, potencoi se VMRO-DPMNE-ja nuk ankohet. Përkundrazi, edhe krahas të gjitha sfidave si keqpërdorimet në Buxhet, punësimet artificiale dhe mbingarkesën në administratën shtetërore, ende pronën e ngrirë të partisë, mospagimin të garantuar me ligj për financimin e partive politike. VMRO-DPMNE-ja është e bindur në mençurinë e qytetarëve dhe në fitoren e madhe më 12 prill, shtoi ai.

Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve e përsëriti thirrjen për duel televiziv me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

Loading...