Në një aksident rrugor shkaqet e së cilit janë të panjohura sonte plotësisht janë shkatërruar aparatet për kontroll elektronik në dalje të parkungut në zonën premium afër qarkores në qendër të Ohrit.

Nga arsye të panjohura shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe tërësisht e ka larguar aparatin për detektim të kartelave për kalim në atë pjesë të qytetit dhe ato me parkim të paguar, si dhe rampën për dalje nga parkingu afër sheshit të qytetit.

Për një kohë të shkurtër pritet të zbulohet arsyeja për aksidentin duke pasur parasysh atë që hapësira plotësisht është mbuluar me kamera për video-mbikëqyrje.

Paraprakisht, disa herë qëllimisht janë dëmtuar aparatet për pagesë dhe rampat në parkingjet qytet. Qytetarët e Ohrit janë me mendime të ndara lidhur me këtë mënyrë të rregullimit të trafikut dhe parkimit në qytet. Më shumë vërejtje kanë qytetarët në pjesën e vjetor të qytetit, të cilët duhet të kalojnë nëpër rampat për hyrje dhe dalje nga shtëpia