Ty dy kufijtë tanë jugorë dhe veriorë me kujdes po i ndjekin pjesëtarët e policisë kufitare në bashkëpunim me pjesëtarët e Ushtrisë sonë dhe policitë e vende të tjera për shkak të situatës në Sirinë Veriore dhe ngjarjet e fundit në Republikën e Turqisë dhe rrezikun e mundshëm nga vala e re e refugjatëve nga Siria.

Këtë e potencoi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili sot ishte për vizitë pune në SPB Veles, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka rrezik nga vala e re e refugjatëve, të cilët do të transitonin nëpërmjet vendit tonë.

“Ne me kujdes po e ndjekim procesin dhe nëse ka nevojë edhe tash jemi shumë mirë të përgatitur edhe materialisht – teknikisht edhe me kuadro për parandalimin e hyrjes së valës së re të emigrantëve”, theksoi ministri Çulev.

Loading...