MPB ka indikacione për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në procedura lidhur me furnizimin publik të tre mijë palë çizmeve të policisë nga kompania “Pinko Kirill” SHPKNJP, në vlerë prej 15 milionë denarësh, për të cilat dy laboratori të akredituara kanë konstatuar se nuk i kënaqin kërkesat e specifikacionit teknik të MPB-së.

E gjithë procedura për furnizimin publik të çizmeve për nëpunësit policorë, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, është bërë gjatë kohës së ish-ministrit, Oliver Spasovski. Shpallja nga MPB është publikuar në fillim të vitit 2016, kur kanë ardhur tri oferta, prej të cilave është zgjedhur “Pinko Kirrill” dhe në marrëveshje është përcaktuar afati për dërgesën e çizmeve prej 60 ditë, ndërsa është shënuar se nëse nuk dërgohen në afatin e dakorduar, shkëputet kontrata dhe aktivizohet garancia bankare.

“Afati për dërgesë nuk është respektuar, as kontrata nuk është shkëputur, ndërsa nuk është aktivizuar garancia bankare, por procedura për dërgesën e çizmeve ka vazhduar në fazë të mëtejme”, tha ministri Çulev.

Ai sqaroi se me kërkesë të shërbimeve profesionale në MPB të bëhet kontroll i cilësisë së çizmeve, dy laboratori të akredituara, prej të cilave njëra e huaj, konstatojnë se ka lëshime në katër kritere, gjegjësisht parametra.

Çulev potencoi se MPB ka për obligim ta shkëpusë kontratën, ta paguaj garancinë bankare dhe të zbatojë procedurë të re për furnizim publik për çizmet e policisë, por kjo nuk është bërë, ndërsa në mënyrë plotësuese për kompaninë nuk është dhënë asnjë referencë negative.

Në ndërkohë, sqaroi ministri Çulev, ndihmësministri i atëhershëm i ka dorëzuar informacion Spasovskit për të gjithë procedurën në të cilën janë potencuar lëshimet, me çka ish-ministri i Punëve të Brendshme megjithatë ka dhënë sugjerim që marrëveshja të mos shkëputet dhe çizmet të porositen.

“Një vit pas skadimit të afatit ligjor në MPB është bërë pranimi i çizmeve, ndërsa nga kompania furnizuese e MPB-së është dorëzuar faturë. Sektori për çështje financiare konstatoi se nuk mund të paguhet për shkak të mosekzistimit të marrëveshjes aktive gjegjësisht se marrëveshja është bërë vitin e kaluar buxhetor. Më pas nga MPB është përgatitur aneks-marrëveshje, sipas të cilës është bërë pagesa”, potencoi Çulev.

Sipas tij, këto argumente, siç tha, me furnizimin e çizmeve, edhe një herë e konfirmojnë pakujdesinë për standardin e nëpunësve policorë nga Oliver Spasovski, ndërsa e gjithë kjo, nënvizoi, është bërë me shkeljen e dispozitave të Ligjit për furnizime publike.

“E pyes Oliver Spasovskin nëse nën nocionin ngritje e standardit dhe gjoja kujdesin për policët në esencë fshihet mosrespektimi i procedurave ligjore dhe zbatimi i procedurave të cilat janë në kundërshtim me ligjin”, tha Çulev.

Paralajmëroi se për këto veprime nga Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale është dorëzuar parashtresë përkatëse në PTHP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çka pas marrjes së sugjerimeve plotësuese nga PTHP do të ndërmerren masa përkatëse.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në pres konferencën e sotme i bëri thirrje PTHP menjëherë të veprojë për parashtresën e dorëzuar nga MPB.

Loading...