Big Mama tashe sa vite është prezantuese e emisionit të saj në RTV21 të Maqedonisë.

Emisioni “Mamas Trip” po emitohet çdo javë në tv dhe ka tema të ndryshme.

Por, këtë javë duket se tema do të jetë më emocionuese se herët tjera.

Këtë e mësuam përmes një fotografie që Big Mama e ka publikuar e që aty shihet me një nënë e cila ka humbur familjarët e saj në luftën e Kosovës kundër Sërbisë në vitin 1999.

Big Mama fotografinë që do ta shihni tani e shoqëron me këto fjalë emocionuese: “Sigurisht qe dashurine me te madhe e marim nga Nenat e Gjyshet tona, lokja nga Krusha e Madhe, Nena Xid ka humbur 3 djemte dhe nipin e saj gjate luftes famekeqe se fundi ne Krushe te Madhe me 1999.

Nena Xid 86 vjeçe e cila me tha se shoqnine e vetme e kam sot nga mengjesi ne mbremje televizorin e saj dhe emisionin ‘Mamas Trip’ e dhimbshme rrefimet e historia Krushes se Madhe ndersa me jep vullnet forca dhe dashuria per jete e pune te Heroinave te Kosoves, Grate e Krushes se Madhe ❤️🇽🇰🇦🇱 Ju dua perjetesisht !”.

Sigurisht, kjo nënë dhe shumë nëna tjera nga Krusha e Madhe dhe nga e tërë Kosova meritojnë shumë përkujdes, dashuri dhe respekt.

Loading...