Një burrë është arrestuar për vrasjen dhe përdhunimin e një studenteje 20-vjeçare pasi shkoi në funeralin e saj me shenjat e përleshjes në qafë. Familjaret dhe miqtë e Marbella Valdez Villarreal dhanë alarmin kur i panjohuri po sillej në mënyrë të çuditshme dhe u afrua për të prekur arkivolin.

Testimet e mëvonshme të ADN-së e identifikuan atë si vrasësin e të resë dhe ndoshta njeriun që e kishte përndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht para vdekjes së saj. Njeriu i njohur vetëm si “Juan” e kishte takuar Marbella në pikën e karburantit ku punonte.

Prokurorët thanë se ai i kishte vjedhur çelësat e shtëpisë së saj dy ditë para se ta merrte peng. Trupi i Marbellas u gjet tre ditë pasi ishte shpallur e humbur më 5 shkurt në El Tecolote, Tijuana, në veriperëndim të Meksikës.

Në ditën e funeralit më 14 shkurt i dyshuari u paraqit me një bluzë ku shkruhej “Ni una mujer mas” (jo më femra). Vrasja e Marbellas shkaktoi protesta në universitetin e saj, ku kërkohej drejtësi për vdekjes së saj dhe të vajzave të tjera si ajo.

Loading...