Harrojeni Sergey Bubka. Idhulli i ri në garën e kërcimit me shkop është suedezi Armand Duplantis.

Në një turne të sallave të mbyllura të zhvilluara në Glasgou të Skocisë, atleti 20-vjeçar vendosi rekord të ri botëror, duke kërcyer 6.18 metra.

Ai përmirësoi me 1 centimetër rekordin 6.17 metra që kishte vendosur vetë një javë më parë, në Poloni.

Pra, brenda një jave, atleti suedez arrin të bëjë mrekullinë në garën e kërcimit me shkop, duke “fluturuar” në ajër.

Për 7 ditë ai përmirësoi me 2 centimetra rekordin e francezit Renaud Lavillenie (6.16 metra), rekord që ishte vendosur në vitin 2014.

Sipas specialistëve ai ka mundësi që të kërcejë deri në 6.25 metra në të ardhmen.

Loading...