Një vajzë ka therur me thikë një djalë në Gostivar. Rrethanat se ku ka ndodhur ngjarja ende nuk janë zbuluar, por sipas informacioneve jo zyrtare para se të ndodhë ngjarja ka pasur një debat të tensionuar mes dy personave.

Sipas SPB Tetovë mbrëmë (19 shkurt) rreth orës 20:30 në stacionin policorë Gostivarë nga Shtëpia e Shëndetit Gostivarë ishte denoncuar se në dalje të Gostivarit në magjistralen për në Tetovë ishte gjetur i lënduar nga mjet i fortë O.A.H nga Republika e Turqisë. Personi i lartpërmendur kishte të gjitha dokumentet e rregulluara për qëndrim në RMV.

I lënduari ishte dërguar në Qendrën Klinike Urgjente në Gostivar për të marrë ndihmën mjekësore. Pak orë më vonë, në orën 22:00 për ngjarjen në fjalë është arrestuar K.D (24) nga Republika e Turqisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës “tentim vrasje”.

Loading...