Ministrja pa dikaster e Angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostoloska mori pjesë në biznes forumin Maqedoni-Bullgari në Kumanovë në të cilin shprehi bindjen se ai do të kontribuojë drejtë avancimit të bashkëpunimit mes të dy bashkësive të biznesit dhe do të jap kontribut pozitiv në ekonomi.

Duke iu referuar mjedisit të biznesit dhe politikave ekonomike, Apostolska theksoi se Qeveria gjatë dy viteve e gjysmë të fundit ka arritur të ndërtojë një mjedis biznesi tërheqës, stimulues dhe të parashikueshëm, në të cilin ndërmarrjet, qoftë me kapital vendas apo të huaj, u lejohet qasje në mbështetje serioze financiare, në mënyrë transparente me procedurat ligjore dhe aktet që janë publike dhe të arritshme.

“Ne kemi zhvilluar dhe implementuar një sërë masash plotësuese ekonomike që ofrojnë mbështetje të konsiderueshme financiare për sektorin e biznesit për avancimin dhe zgjerimin e prodhimit duke investuar në makineri dhe pajisje të reja, duke ndërtuar objekte të reja ose duke blerë tokë, duke investuar në qendra për hulumtime dhe zhvillim, duke krijuar vende të reja punëve të paguara mirë, për të zhvilluar marrëdhëniet e furnizimit të kompanive të huaja me kompanitë vendase dhe për të rritur konkurrencën, tha Apostolska.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut shihet si vend i sigurt dhe i mbrojtur, me perspektivë të fuqishme ekonomike, me një Qeveri që sektorin e biznesit e njeh si partnerin e saj në ndërtimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Në forumin e biznesit morën pjesë edhe kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, dhe ambasadori bullgar Angel Angelov, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale.

Loading...