Instituti për biokimi klinike ka furnizuar aparat të ri Atom-spektrometër absorbues, me të cilin mund të caktohet koncentrimi i metaleve të rënda, sidomos të bakrit në urinë dhe në serum. Ky egzaminim është metodë e shpejtë për vërtetimin e bakrit tepricë në organizëm në proces të diagnostikimit, që është me rëndësi të veçantë për pacientët me Sëmundje të Vilsonit, të cilët përdorin terapi helatore, që ndihmon teprica e bakrit në organizëm të nxirret përmes urinës.

Pikërisht për shkak të kësaj siç informoi Ministria e Shëndetësisë, përcjellja e nivelit të bakrit në urinë është një nga egzaminet e domosdoshme

“Bëhet fjalë për aparat që do ta përdorin pacientët me sëmundje të rrallë Vilson, të cilët kanë sasi të rritur të bakrit në gjak. Mbi 30 pacientë në vendin tonë janë të vuajnë nga kjo sëmundje dhe ky aparat dukshëm do t’ua lehtësojë qasjen deri te diagnoza, por edhe kontrolli, në atë si ndikon terapia për këtë sëmundje”, tha mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës së sotme të Institutit për biokimi klinike.

Global