Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do ta mbrojë në gjykatë çështjen e emërimit të noterëve, proces ky i anuluar sot nga ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Anulimin e emërimit të noterëve, Tahiri e ka quajtur të pabazë, veprim arbitrat që sipas tij do prodhojë pasoja juridike e administrative ‘sepse paraqet shkelje flagrante të të drejtave të fituara nga qytetarët e Republikës së Kosovës’, shkruan Tahiri.

“Prandaj, mbi këtë bazë, unë do ta mbroj këtë çështje në Gjykatë, në konflikt administrativ dhe do kërkoj njohjen e provimit të noterisë për të gjithë kandidatët që kanë kaluar provimin. Njëkohësisht, ju bëj thirrje secilit kandidat që të shfrytëzojë të drejtën ligjore për të mbrojtur interesin e tyre juridik përballë kësaj padrejtësie”, shkruan më tej Tahiri.

Loading...