Të gjithëve na ka ndodhur që të themi ndonjë gënjeshtër të vogël. Gënjeshtra thuhet për mirë, për të shmangur probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse është një lloj varësie. Por disa njerëz janë vërtet gënjeshtarë të shkëlqyer! Secili prej nesh ka gënjyer në disa momente të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut janë më të predispozuara për ta bërë këtë.

Akrepi
Është shenja më e mirë për të manipuluar njerëzit. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm. Asnjë shenjë tjetër nuk mund ta krahasojë aftësinë e saj me atë të Akrepit që padyshim shkëlqen. Ai është një gënjeshtar aq i mirë, saqë e ka të vështirë të kujtojë të gjitha gënjeshtrat që ka thënë.

Binjakët
Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë shumë të mirë në ndërtimin e shtresave për të manipuluar realitetin e gjërave dhe njerëzve. Kjo është arsyeja pse disa gënjeshtra të vogla, të këndshme, falen më lehtë!

Peshqit
Jemi mësuar të mendojmë se ata që lindin nën shenjën e Peshqve kanë një shpirt të thjeshtë dhe një temperament artistik, por në realitet, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën, ata kanë shumë pak rivalë. Duke qenë më intuitivë se shumica e njerëzve, ata krijojnë gënjeshtra që zbulohen shumë kohë më vonë.

Peshorja
Po, edhe ata që lindin nën shenjën e Peshores gënjejnë. Manipulues të shkëlqyeshëm, ata gënjejnë për të shmangur problemet, për tu dukur më mirë dhe për të marrë gjithçka që dëshirojnë. Ata padyshim që meritojnë thënien: “Gënjejnë më shumë sesa flasin” ose më saktë “nga gjashtë gjëra që thonë, shtatë i kanë gënjeshtra”. Nuk është shumë e thjeshtë të gjesh gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Ata zakonisht ndryshojnë versionin disa herë dhe kjo i bën të tjerët të jenë në konfuzion.

Gaforrja
Në dallim nga shenjat e tjera, Gaforrja nuk gënjen të manipulojë ose dëmtojë të tjerët. Përkundrazi, ajo tenton të ekzagjerojë realitetin e gjërave, të dramatizojë, të ngjyrosë tregimet.

Ujori
Ujori, ashtu si Gaforrja, nuk gënjen të dëmtojë ose shkatërrojë dikë ose diçka. Ndonjëherë ai e bën atë thjesht për kënaqësi, kur sheh se të tjerët e besojnë atë që ai thotë. Kjo nuk e shfajëson atë dhe ai është një gënjeshtar i shkëlqyeshëm i cili, nëse zbulohet, e mohon me këmbëngulje.

Loading...