Numri i rasteve të dyshuara për të prekur nga koronavirusi po shtohen dita-ditës, por të gjithë ata kanë rezultuar negativë pas analizave.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini deklaroi se deri tani në vendin tonë janë testuar 17 persona. Në një dalje për mediat, ajo u bëri thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi, të vetëkarantinohen.

“Deri tani kanë janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus. Nga 17 raste të analizuara, kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore në Itali nuk dalin nga karantina. Ata që kanë temperaturë duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të marrin rekomandime.”

Italia është në alarm prej koronavirusit, i cili ka shkaktuar 12 viktima deri tani. Po ashtu janë më shumë se 450 të infektuar. Duke qenë se lëvizjet Shqipëri-Itali janë të shpeshta, masat në pikat kufitare janë dyfishuar.

Loading...