Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirusi në Iran arriti në 245, ndërsa 26 prej tyre kanë vdekur, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë në Iran.

Përfaqësuesi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Kijanush Jahapur, kumtoi se në 24 orët e fundit janë infektuar 106 persona të tjerë nga koronavirusi.

Mojtaba Zonur, shef i Komitetit për siguri nacionale dhe politikë të jashtme në Parlamentin iranian është pozitiv ndaj koronavirusit dhe ndodhet në izolim.

Irani ka numër më të madh të personave të infektuar nga koronavirusi pas Kinës, prej ku edhe rrodhi koronavirusi.

Loading...