Propozim ligji për prokurori publike është bërë që politikanët të mos montojnë prokurorë, por të jetë zgjidhje strukturore dhe sistematike, larg duarve të politikanëve dhe në funksion të përforcimit të pavarësisë dhe reformave në gjyqësi dhe aspak nuk pajtohen teza se përmes tij ndonjëri tenton të amnistojë raste dhe të fshehë krim të pushtetit aktual, porositi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

“Me ligj garantohen të gjitha rastet aktuale, parahetime të filluara, procese gjjyqësore dhe të ngjashme pa dallim për kë bëhet fjalë, duke përfshirë edhe lëndë të PSP-së, por edhe nga Prokuroria për krim të organizuar edhe atë të tanishme, të kaluara dhe me siguri edhe lëndë të ardhshme. Nëse VMRO-DPMNE-ja është për një zgjidhje të tillë publikisht u bëj thirrje dhe me siguri këtë do ta bëjë edhe ministrja e Drejtësisë si lider i grupit punues nga ana jonë, që nesër të ulen grupet punuese dhe menjëherë të bisedojnë që gjithçka të zgjidhim në funksion dhe dobi të qytetarëve. Në të kundërtën, mbetet vetëm politikëbërja dhe konfirmimi serioz se dikush ekziston dhe funksion vetëm që ta fshehë krimin dhe ta parandalojë përgjegjësinë për krimin pa dallim për kë bëhet fjalë”, ka thënë Zaev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në MASIT.

Ai për konferencën e sotme për shtyp të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilën tha se nuk do të marrin pjesë në negociatat për ligjin për prokurorinë publike nëse nuk pranohen vërejtjet dhe propozimet e tyre, tha se është rezultat i institucioneve që vijnë nga Budapesti.

“Me kërkesën nga opozita që të propozohet prokurori publik, Mickoski jep mesazh se ka ndërmend të mbetet në opozitë. Kështu në mënyrë kritike të merret pjesë për ligj i cili është në koordinim me Delegacionin evropian, BE-në dhe SHBA-në është larg nga cila do normale në sjelljen në momente të tilla serioze para të cilave jemi të drejtuar. Jap mesazh për seriozitet – tani të gjithë i duhemi shtetit. Mund të japim argument plus për popullin tonë dhe për miqtë tanë – liderët e vendeve anëtare të BE-së dhe të Komisionit Evropian të kenë edhe një argument para vendimeve të ardhshme kur do të sillen vendime të rëndësishme historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, potencoi Zaev. .

Loading...