Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka hedhur poshtë pohimet e deputetit të LSDM-së Aleksandar Kiracoski se nuk mundëson kushte për punë në Këshillin për mbikëqyrje civile, trup i cili doli nga Ligji për ndjekjen e komunikimeve. Me ligjin thotë, nuk është nënshkruar si dhe për çka duhet të shpenzohen mjete për Këshillin që janë në kuadër të Buxhetit parlamentar dhe derisa nuk sillen ndryshime të ligjit, ai nuk mund të nënshkruajë asnjë dokument për shpenzime të mjeteve.

“Puna e Kuvendit është e bazuar në ligj dhe Kushtetutë dhe secili i cili do të punojë në kundërshtim duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë adekuate. E drejtë legjitime e çdo deputeti është të ketë qëndrim për çështje të caktuar. Por, kryetarit të Kuvendit nuk i nevojitet sufler pasi nuk gjendet në teatër, por në Kuvend, ku janë shkruar procedurat dhe kompetencat. Edhe krahas vullnetit të mirë të mundësohet funksionimi i Këshillit për mbikëqyrje civile- nëse të fitohet dëmshpërblim ose shpenzime rrugore nuk mund të parashikoj për çka mund të shpenzohen mjetet pasi atë ligji nuk e parashikon”, ka thënë Xhaferi.

Deputetët, ka thënë ai kanë dorëzuar ligj për plotësim i cili është ngatërruar në procedurat parlamentare për shkak se është tërhequr njëri nga propozuesit.

“Derisa nuk miratohen plotësimet dhe ligjërisht nuk rregullohen shpenzimet unë nuk do të nënshkruajë asgjë, pasi e gjithë ajo do të paraqiste shpenzim joligjor të parave”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Xhaferi nuk ka dashur të komentojë paralajmërimet e Kiracovskit se ka ngritur kërkesë për interpretim autentik të Ligjit. Nuk komentoj çështje hipotetike, nëse dorëzojnë një kërkesë të tillë atëherë do ta them qëndrimin tim.

Loading...

Comments are closed.