Njerëzit kanë mbetur të shokuar pasi një në një video shfaqet një karrocë me kalë e cila del jashtë rrugës gjatë një gare ilegale me kuaj bërë në rrugë makinash në trafik të zakonshëm.

Pamjet e marra nga pas një makine tregojnë kuajt që shpejtojnë dhe besohet se e gjitha ka ndodhur në Essex.

Tre makina rreshtohen pas dy karrocave të tërhequra nga kali, drejtuar nga dy persona në xhaketa fosforeshente dhe me kaska mbrojtëse në kokë.

Një njeri mund të dëgjohet duke bërtitur ‘hajde, hajde!’ pasi automjetet me tre rrota rrisin jo pak shpejtësinë.

Tri veturat më pas ndalen së bashku me karrocën e rrëzuar e cila nga pamjet duket se ka dalë keq nga rruga.

Loading...
Global