Pak minuta pasi qëlloi për vdekje në mes të pazarit të Korçës Dashnor Osmanin, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Zamir Topi.

Pas kapjes ky i fundit ka dhënë dëshminë e parë për forcat e rendit. Topi është shprehur se janë konfliktuar prej kohësh me Dashnor Osmanin dhe shkak ishte bërë një varr.

Topi është shprehur se i kishte kërkuar prej disa kohësh Dashnor Osmanit që të hiqte eshtrat e nënës së tij që i kishte vendosur sipas autorit të vrasjes në varrin e nënës së këtij të fundit.

Loading...