Nënkryetari i SHBA Mike Pence të enjten ftoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe rivalin e tij kryesor zgjedhor në Uashington javën e ardhshme për të diskutuar planin e shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme të Donald Trump, raporton AFP.

Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet do të zhvilloheshin të martën.

“Presidenti Trump më kërkoi të dërgoi një ftesë për kryeministrin Netanyahu që të vijë në Shtëpinë e Bardhë javën tjetër për të diskutuar çështjet rajonale, si dhe perspektivën e paqes këtu në Tokën e Shenjtë”, tha Pence.

Netanyahu i tha Pence: “Unë mendoj se presidenti po kërkon t’i japë Izraelit paqen dhe sigurinë që meriton”, duke shtuar se ai “me kënaqësi” e pranoi ftesën.

Loading...

Comments are closed.