Një fermer nga komuna e Haraçinës, Zejnulla Sulejmani dy vjet pret nga institucionet të tregojnë se pse nuk ka marrë subvencione. Për këtë, ai u ankua te zëvendësministri plotësues për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Duke e shpjeguar rastin e Sulejmanit, Tripunovski sot dha deklaratë për mediat para Agjencisë Pagesore, ku e përsëriti se deri më 12 prill, kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, vazhdimisht do të jetë midis fermerëve dhe do të ndihmojë të zgjidhen problemet e tyre.

“Sot ndodhem në Agjencinë Pagesore me kërkesë të një fermeri i cili erdhe tek un në Ministri dhe kërkoi ndihmë. Bëhet fjalë për një lëndë e cila prej vitit 2018 ri në vend, ndërsa fermeri i brengosur është Zejnulla Sulejmani i cili dy vite pret përgjigje për subvencionet e tij të rregullta dhe të merituara. Unë në bisedë me të vendosa të vij në Agjencinë Pagesore dhe të informohen personalisht për tërë situatën, gjegjësisht pse këtij personi nuk i paguhen subvencionet”, tha Tripunovski.

Zëvendësministri plotësues e locoi problemin në ekipin e menaxhmentit të Agjencisë edhe pse në të, siç theksoi, punojnë shumë persona të zellshëm dhe të ndershëm.

“Kjo është vetëm një provë se atë që e kemi thënë viteve të kaluara se kemi persona jokompetentë në disa pozita të punës nëpër institucione po vjen në shprehje. Kjo është një provë se institucionet punojnë ngadalë me urdhër të këtyre menaxherëve. Ky person po i pret rregullisht subvencionet e merituara, pret përgjigje, madje edhe t’i thuhet se nuk i takojnë me arsye të shpjegueshme, e më pas le t’i kërkojë në gjykatë dhe ta sheh se nëse vërtet ka të drejtë apo ndoshta institucioni është fajtor”, theksoi Tripunovski.

Loading...