Kanceri në qafën e mitrës është një ndër karcinomet më parandalues tek njeriu. Prej fillimit të shekullit 21 ka vaksinë kundër shkaktarit të kancerit, ajo është humana papiloma virus, e gjithashtu gjithnjë e më shumë po përsosen metoda të zbulimit të hershëm. Nevojitet të vazhdohet edukimi dhe informimi i popullatës, si dhe edukimi i popullatës së re. Ky është konkludimi nga tribuna e sotme për kancerin në qafën e mitrës, që e organizoi Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sot shënohet Java evropiane e luftës kundër kancerit në qafën e mitrës.

“Gjatë vitit 2019 punuam intensivisht në avancimin e programit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë për preventivë nga kjo sëmundje. Në suaza të programit dërgohen ftesa në tre grupe të moshës madhore tek pacientet në mbarë shtetin dhe bëhen kontrolle të detajuara të rregullta. Me atë që analizohen rezultatet dhe intervenohet herët nëse gjendet ndonjë parregullsi, në kuptim të ndryshimit fillestar të epitelit të cerviksit të mitrës”, tha Filipçe.

Potencoi se nëse kjo sëmundje zbulohet në fazë të hershme, mund të parandalohet përparimi, përkatësisht të parandalohet shkalla e mëtutjeshme e malinjizimit. Filipçe theksoi se ka edhe vaksinë katërvalentëshe e cila ka hyrë në kalendarin e rregullt për vaksinimzim dhe mbron nga shkaktuesit më të shpeshtë të kancerit në qafën e mitrës, por edhe në disa ndryshime beninje. Përfshirja me vaksinizim nga kjo vaksinë është diku mbi 50 për qind.

Filipçe informoi se si pilot-projekt në kuadër të Klinikës universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup do të bëhet testimi nga virusi HPV. Nëse testimi bëhet, kjo do të thotë se gruaja në pesë vitet e ardhshme do të lirohet nga kontrollet e detajuara të rregullta, të mos duhet të shkojë çdo të tretin vit dhe nëse detektohet të veprojë në pajtim me protokollet evropiane.

Kryetarja e Shoqatës “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva deklaroi se tashmë 11 vite e shënojnë Javën evropiane për ngritjen e vetëdijes për kancerin në qafën e mitrës.

Ajo potencoi se pas 11 viteve tashmë po shihet përparimi në atë që e bëjnë si shoqatë së bashku me institucionet relevante dhe Qeverinë. Në vitin 2009 numri i pacientëve të rinj të diagnostifikuar ishte mbi 500 raste të reja nga kanceri në qafën e mitrës, tani ai numër është mbi 200 apo pothuajse përgjysmë janë pakësuar pacientët me diagnozë të re. Dodeva tha se do të vazhdojnë me edukimin dhe informimin e popullatës, tribuna të ndryshme nëpër qytete dhe edukim të popullatës së re.

Kryetari i Shoqatës së Maqedonisë për patologji cervikale, kolposkopi dhe HPV, Gordan Dimitrov theksoi se gradualisht PAP – testi shkon në histori dhe shtoi se shekulli 21 është shekull i testimit HPV si në mënyrë primare të shihet se sa gra janë të infektuara. Më pas të bëhet procedura diagnostike dhe zbulimi i hershëm.

“Është më mirë të parandalohet, se sa të shërohet. Jo vetëm për shkak të tragjedisë njerëzore, për shkak të tragjedisë sociale dhe financiare, por edhe për shkak të tragjedisë së përgjithshme njerëzore”, deklaroi Dimitrov.

Loading...