Cigaret elektronike kanë nisur të përdoren në masë nga të rinjtë dhe jo vetëm.

Por një i ri në Gjermani e ka pësuar keq nga një cigare elektronike.

Të riut Christian Marschhäuser cigarja elektronike i shpërtheu në xhepin e tij të xhaketës. Për ‘Bild’ ai ka treguar:

Në fillim pashë shkëndijat. Pastaj ndjeva nxehtësi te xhepi, më pas xhaketa dhe bluza m’u dogjën.’’
I riu ka marrë plagë të shumta në trup, pasi bateria e cigares së tij elektronike shpërtheu në xhepin e tij.

Në një foto të pulikuar dallohet se ai e ka të fashuar gati gjysmën e pjesës së barkut. I riu i përshkruan si momente tmerri, ato që kaloi prej cigares elektronike./JOQ

Loading...

Comments are closed.