Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev së bashku me sekretarin e LSDM-së për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiq sot u takuan me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Bërns.

Në takim u bisedua për disa tema aktuale, siç janë organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, procesi i reformave, si dhe procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Kryetari Zaev i shprehi falënderim ambasadores Bërns për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e shoqërisë moderne demokratike, si dhe në procesin e realizimit të interesave tona strategjike të vendosura që nga pavarësia.

“Vlerësojmë që Senati i SHBA-së tashmë e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria tashmë e parashtroi Protokollin në Kuvend dhe ai do të miratohet para shpërbërjes së Parlamentit ndërsa do të efektuohet kur Protokolli do të miratohet nga ana e Parlamentit në Spanjë. Varësisht nga dinamika në Spanjë, presim që anëtarësimi i barabartë zyrtarisht të rrumbullakësohet në pranverë”, theksoi kryetari Zaev.

Duke folur për procesin për organizim të zgjedhjeve dhe punën e qeverisë kalimtare, kryetari Zaev porositi se shteti deri më tani në disa ciklet e fundit zgjedhore, si ato lokale në vitin 2017, presidencialet në 2019 dhe referendumi në vitin 2018, treguan se mund të organizojmë zgjedhje të pastra, të drejta dhe demokratike dhe se beson që ky do të jetë edhe rasti me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

“Qeveria kalimtare u formua në pajtim me marrëveshjen politike, afatet ligjore dhe kushtet kushtetuese, pa kurfarë problemesh. Kjo është dëshmi se sistemi ynë politik dhe institucional funksionon shumë mirë. Për zgjedhjet e 12 prillit pushteti dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët. Ndërkaq posaçërisht opozita, duke pasur parasysh se e udhëheqin MPB-në si institucion me rëndësi të jashtëzakonshme në zbatimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, demokratike dhe të suksesshme”, theksoi Zaev.

Ambasadorja Bërns theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është stabile në rrugën e vet drejt anëtarësimit të barabartë në NATO dhe BE dhe se duhet të vazhdojë përkushtimi me reformat që janë në interes të qytetarëve. Bërns shprehi bindje se më 12 prill do të mbahen zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira në të cilat do të respektohet vullneti zgjedhor dhe edhe njëherë i riafirmoi qëndrimet se SHBA-ja mbetet aleate e fuqishme strategjike e Republikës së Maqedonisë së veriut.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin

Loading...
Global