Paralelisht me organizimin e zgjedhjeve, do të ofrojmë argumente të forta për një vendim pozitiv të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave në periudhën e ardhshme, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në takimin e sotëm me ambasadoren britanike në vend Rejçel Galovej.

Spasovski, në emrin e tij dhe në emër të Qeverisë, ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në zbatimin e reformave dhe për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO dhe në BE, dhe ka shfaqur bindje se të dyja vendet do ta vazhdojnë bashkëpunimin e frytshëm si partnerë dhe aleatë.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, kryeministri ka potencuar se vendi ynë e pret anëtarësimin e plotfuqishëm në ATO para zgjedhjeve në prill dhe se ndërkohë po përmbushen të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë për participimin tonë në Aleancë, duke e përfshirë edhe modernizimin e Armatës dhe financimin e saj në pajtim me standardet e Paktit.

Kryeministri ka theksuar se paralelisht me aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në prill, Qeveria mbetet e përkushtuar në stabilizimin e demokracisë, në zbatimin e proceseve reformuese, në mbajtjen e dialogut politik, dhe institucioneve funksionale, si argumente për një vendim pozitiv të BE-së për fillimin e negociatave në periudhën e ardhshme.

Lidhur me organizimin e procesit zgjedhor, kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria rregullisht bashkëpunon me institucionet kompetente për zbatimin e zgjedhjeve, në plan të parë KSHZ-në dhe KSHPK-në, si dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare, të cilët si vëzhgues do t’i ndjekin zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore, me qëllim të theksuar ta mbajë njohjen dhe vlerësimet më të larta për zgjedhjet e zbatuara me sukses gjatë zgjedhjeve të fundit lokale dhe presidenciale.

Ambasadorja Galovej ka shfaqur bindje se vendi i saj mbetet partner dhe aleat i përkushtuar i vendit tonë, dhe se se janë inkurajuese paralajmërimet se Komisioni Evropian së shpejti do ta sjellë metodologjinë e re për zgjerim dhe se shpreson se Maqedonia e Veriut pastaj do ta fillojë procesin e negociatave me kapituj si fazë e re, e rëndësishme për sigurim të anëtarësim në BE.

Të dy bashkëbiseduesit, siç është theksuar në kumtesë, bashkërisht kanë potencuar se vendosja në pikëpyetje të reformave dhe marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, mund të sjellin pasoja serioze për vendin dhe për interesat e tij strategjike.

Loading...
Global