Reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti. Ky është konkluzioni i arritur në takimin që patën sot përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe politike në Shqipëri. Palët kanë rënë dakord për krijimin e një Këshilli politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të reformës dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend. Ky këshill do të mblidhet brenda këtij muaji për të autorizuar platformën e punës së procesit për reformën zgjedhore. Kryeministri shqiptar Rama ka thënë se duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut. Sipas tij, të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR do të integrohen në ligjin zgjedhor. Ambasadori i BE-së në Tiranë Soreca ka përshëndetur marrëveshjen ndërpartiake për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Ai tha se kjo është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri si dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Global