Shkupi mëngjesin e sotëm sërish u rëndit në mesin e 10 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Respektivisht nga 10 qytetet më të ndotura, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut gjendet në vendin e nëntë.

Vendet më të ndotura në Shkup sot janë rrethina e Aerodromit, Lisiçes së Re, Qendrës, Karposhit dhe Kisella Vosdës.

Ajri më i ndotur është regjistruar në Qendër ku grimcat PM10 kanë arritur në 152, vijon Lisiçja e Re me 147 dhe në afërsi të Rektoratit ku numri i grimcave PM10 ka arritur në 144.

Loading...