Sallë e re kirurgjike e bërë sipas standardeve më të larta botërore në të cilën ka pajisje më bashkëkohore u promovua sot në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Salla u hapur për herë të parë pas 30 viteve pasi është rikonstruktuar blloku kirurgjik.

Me këtë rast sot Klinikën e vizituan kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sadulla Duraku, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, drejtorët e FSSHM-së si dhe i klinikave…

Kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se salla kirurgjike është bërë me materiale më bashkëkohore të cilat garantojnë kushte më të mira për zbatimin e punimeve operative dhe nuk është më e mira vetëm në vend, por edhe në gjithë rajonin, që, siç tha, e tregon përkushtimin e Qeverisë që me të vërtetë të investojë në shëndetësi dhe në shëndetin e qytetarëve.

Investimi në shëndetësi, theksoi, është prioritet i lartë dhe ky duhet të mbetet edhe më tutje për shkak të asaj që pamë se çka domethënë të mos keni vesh për shëndetësinë dhe kërkesën e njerëzve, të mos keni vesh për atë se duhet të përmirësohen kushtet për punën e mjekëve, personelit mjekësor, e gjithashtu nuk do të keni vesh as për nevojat e qytetarëve.

“Kjo kontribuoi që shumë prej mjekëve të largohen jashtë shtetit dhe tani kemi detyrë shumë të rëndë, të krijoni kushte dhe t’i ruani të gjitha kapacitetet e nevojshme njerëzore në shtet, megjithatë edhe të bëni përpjekje që t’i ktheni mjekët të cilët ishin larguar jashtë shtetit tonë. Kënaqësia ynë është që kemi shembuj të tillë për kthimin e mjekëve. Investimi në potencialin njerëzor është përcaktim edhe për vitin buxhetor 2020 krahas investimit në kapacitetet materiale teknike të institucioneve, të investojmë shumë edhe në potencialin njerëzor”, tha Spasovski.

Sipas tij, rritja e shumëfishtë e pagave për disa për qind të mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë, e infermiereve dhe e të punësuarve në shëndetësi kontribuon që të përforcohet motivimi dhe dëshira që të mbeten dhe këtu të investojnë maksimalisht dhe t’i ndihmojnë shtetit dhe qytetarëve.
Qeveria edhe këtë vit do të mbetet përfundimisht e përkushtuar që të bëjmë gjithçka që t’i ndryshojmë edhe kushtet në shëndetësi, të ofrohen kushte shumë më të mira, ndërsa edhe që çdo ditë kemi promovime të ngjarjeve të cilat paraqesin realizim të asaj që është ideja jonë”, shtoi Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në sallën e operacioneve ka mure çeliku, dysheme e lehtë për mirëmbajtje të kushteve sterile, pajisjet më të sofistikuara anesteziologjike dhe endoskopike që janë të nevojshme për intevenime.

“Dukshëm do të rritet cilësia e shërbimit të cilën pacientet e marrin në këtë Klinikë për shkak të asaj që në mënyrë plotësuese rritet edhe kapaciteti i shtretërve për 30 për qind. Këtu do të shërohen pacientë të cilëve iu nevojitet që shkurtë të qëndrojnë në spital me çka zgjidh pjesën aktuale të palëvizshme të Klinikës”, theksoi Filipçe.

Potencoi se në dy vitet e fundit janë rinkonstruktuar rreth 15 reparte dhe klinika në mesin e të cilave për ortopedi, nevrologji, gastroeterohepatologji, hematologji…, ndërsa vijojnë edhe punime të tjera ndërtimore.

Drejtori i Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, Nexhati Jakupi tha se përveç salla së re operative adaptojnë repart të ri me krevate siptali.

Loading...