Ish prokurorja speciale, ndërsa tani e akuzuar në rastin “Reket”, Katica Janeva nuk do të mbrohet nga avokat i caktuar përmes detyrës zyrtare. Avokatja e saj Irena Fërçkovska sot u paraqit në seancën gjyqësore, në të cilën duhet të dëshmoj prokurorja, Lile Stefanovska.

Në seancat e kaluara më 20 dhe 23 janar, edhe Fërçkovska por edhe avokati tjetër i Janevës, Deljo Kadiev, nuk u paraqitën në seancë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, andaj edhe seancat u anuluan.

Kadiev ishte hospitalizuar, derisa Fërçkovska nga gjykata kishte kërkuar që të shtyhet seanca sepse ka qenë e sëmurë, gjë që e ka dëshmuar edhe përmes dokumentacionit mjekësorë.

Për shkak të mungesës së tyre dhe anulimit të seancave gjyqësore, gjykatësja në rastin “Reket” Vaska Nikollovska-Masevska, të enjten paralajmëroi se do të kërkoj nga kryetari i gjykatës që Janevës t’i caktohet avokat përmes detyrës zyrtare.

“Deri të hënën në rast se nuk paraqitet ndonjëri nga avokatë, gjyqi do të kërkoj që të caktohet avokat përmes detyrës zyrtare i cili do të siguroj mbrojtje kualitative të të akuzuarës”, tha gjykatësja, Nikollovska-Masevska.

Loading...