Gjykimi për rastin “Reket” është anuluar për më 23 janar 2020 për shkak të mungesës së avokatëve të Katica Janevës, avokatëve Delo Kadiev dhe Irena Fërçkovska.

Gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, në fillim të seancës së sotme, informoi se në Gjykatë kanë arritur dy kërkesa për anulim, fillimisht më 15 janar nga avokati Kadiev, ndërsa sot edhe nga avokatja Fërçkovska, me elaborimin se kanë probleme shëndetësore.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e sotme duhej të dëshmojë ish-prokurorja publike speciale Lile Stefanova, e cila e udhëheq hetimin për rastin “Perandoria”.

Deri më tani dëshmi dhanë zëvendësja e ish-prokurores publike speciale Katica Janeva, Elizabeta Josifovska, biznesmeni Orce Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në kompanitë private, Kamçevi, gazetari Hristian Banevski nga televizioni 1TV si dhe të tjerë.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për lëndën “Reket”, që u mbajt më datën 3 të këtij muaji, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.

Loading...